Secondary Adv

Projekti per furnizimin me uje 24 ore ne Lushnje: Nis faza e dyte e punimeve

Ka nisur faza e dytë e punimeve për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Lushnjes. 

 

Në këtë projekt përfshihet dhe vendosja e ujëmatësve individualë, si për abonentët familjarë ashtu edhe për bizneset. Ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku ka ndjekur nga afër punimet. 'Një nga 5 kolonat e strategjisë është përmirësimi i ujit të pijshëm për të gjithë qytetet dhe zonat rurale. Tashmë sot me këtë ndërhyrje ne arrijmë të ofrojmë ujë të pijshëm 24 orë për 85% të qytetarëve me një shërbim më cilësor dhe depo të kontrolluar .Ne do vijojmë të japim përkrahjen tonë për bashkitë. Investimi përmes performancës së ndërmarrjes është pozitive pasi ndihet ndryshimi", tha Belinda Balluku. Projekti për rehabilitimin e ujesjellësit në Lushnjë me një fond prej 4 milion euro është mbështetur nga qeveria gjermane dhe zvicerane. Nga këto punime do të bëhet e mundur furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm për 52 mijë banorë të qytetit të Lushnjes./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat