Secondary Adv

Rrjeti ujesjelles ne vend i amortizuar: Ndertuar para 60 viteve, plan i ri investimesh

Rrjeti i ujësjellës kanalizimeve në shumicën e ujësjellësave në vend vuan nga amortizimi për shkak se është ndërtuar shumë dekada më parë. 

 

Një strategji sektoriale e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson se ky rrjet shpërndarjeve është vendosur prej rreth 60 vitesh dhe se në këto kushte shtrohet nevoja për investime të reja. Të pasurit të një rrjeti të tillë sipas dokumentit do të rrisë në vijim kostot e mirëmbajtjes së tij. “Gjendja e infrastrukturës në sektorin e ujit është e vjetër si dhe mungon mirëmbajtja e duhur. Shumica e rrjetit shpërndarës të shoqërive UK daton i ndërtuara para 60 vitesh dhe si rezultat, vlera e tij aktuale është shumë më e ulët sesa kostoja e zëvendësimit.

 

Për shërbimet e ujësjellësit, asetet fikse për banorë variojnë nga 0 në 157,000 lekë/banorë me një mesatare prej 16,000 lekë/banorë, ndërsa mesatarja e ujërave të ndotura është shumë më e ulët me 13,000 lekë/banorë dhe shkon nga 0 deri në 359,000 lekë/banor. Kjo do të thotë që kostot e amortizimit dhe kostot e mirëmbajtjes (llogaritur si pjesë e vlerës së aseteve) do të rriten me kalimin e kohës kur infrastruktura e vjetër ekzistuese do të zëvendësohet dhe zgjerohet, duke përkeqësuar mbulimin e kostove operacionale për shërbimet UK” thuhet në dokument.

 

Nga ana tjetër strategjia ndalet në mesataren e investimeve të bëra vit pas viti. Kështu niveli i investimeve për periudhën 2007-2015 ka qenë në një mesatare vjetore prej 7.47 miliardë lekë, të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis furnizimit me ujë dhe infrastrukturës së ujërave të ndotura. Niveli i investimeve varion nga 5.3 në 11.1 miliardë lekë në vit. Në vitin 2016 dhe 2017, niveli i investimeve u rrit respektivisht në 12.6 dhe 10.6 miliardë lekë. Në vijim strategjia nënvizon se do të bëhen ndërhyrje për të përmirësuar rrjetin dhe nga investimet e parashikuara të paktën 45 për qind e tyre do të përballohen nga tarifat e rishikuara për ujin./Burimi: Monitor 


Më të lexuarat