Secondary Adv

APP njofton bizneset: Hapet procedura e prokurimit ne administrate, lista e objekteve

ABP njofton bizneset të dërgojnë deri më 3 Shkurt të dhënat teknike, sasiore dhe fondin për mallrat që do prokurohen në funksion të ministrive, Kryeministrisë, dhe institucioneve.

 

Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka bërë me dije, se, me qëllim publikimin dhe zhvillimin pa vonesa të procedurave të prokurimit për vitin 2020, përmes APP njofton të gjithë bizneset e interesuara se, duhet të dërgojnë pranë ABP-së, sa më shpejt por jo më vonë se data 3 Shkurt 2020, të dhënat teknike, sasiore dhe fondin përkatës për mallrat e shërbimet që do të prokurohen nëpërmjet Marrëveshjes Kuadër, për mallra në funksion të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë. Bëhet e ditur se, lista e objekteve (mallra apo shërbime) të prokurimit janë si më poshtë:

 

Blerje karburanti, përveç vajgurit Jet Al;

Blerje materiale kancelarie;

Blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyrash;

Blerje materiale të ndryshme për pastrim;

Blerje uniforma dhe elemente të tjera përbërëse të tyre;

 

Blerje këpucë;

Blerje pjesë këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike;

Blerje tonerash;

Blerje artikuj ushqimorë;

Blerje materiale të buta dhe veshmbathje;

Botime, printime dhe materiale shtypshkrimi; 

 

Sigurim automjetesh; 

Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi;

Shërbim pastrimi;

Shërbim gjelbërimi;

Shërbime dezinfektimi; 

 

Shërbim lyerjeje dhe mirëmbajtjeje ndërtesash; 

Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh;

Riparim, mirëmbajtjeje sistemi të ngrohje-ftohjeve;

Mirëmbajtje impiante elektrike.

 

Nga ana tjetër, APP bën me dije, se për kërkesa të veçantë për secilin objekt prokurimi, të shoqërohet me dokumentacionin e të dhënat e plota, si vijon: a) Parashikimi i afatit dhe përllogaritja e fondit të marrëveshjes kuadër (pa TVSH). Sqarojmë se, autoritetet kontraktore, duhet të dërgojnë kërkesat për prokurim nëpërmjet marrëveshjes kuadër me afat të paktën 2 (dy) vjet, dhe në cdo rast, fondi i marrëveshjes kuadër që do të dërgohet në organin qëndror blerës, duhet t’i referohet Planifikimit Buxhetor Afatmesëm (PBA) të autoritetit kontraktor; b) Sasia dhe çmimi/njësi (pa TVSH); c) Specifikimet teknike dhe/ose termat e referencës, të hartuara nga të paktën 1 specialist fushe, për mallrat dhe shërbimet të cilat nuk kanë specifikime teknike të unifikuara; 

 

ç) Në rast të dërgimit të kritereve të veçanta të pranimit lidhur me kapacitetin teknik, për objekte specifike prokurimi, autoritetet kontraktore të përfshijnë specialistë fushe gjatë hartimit dhe të mirë argumentojnë vendosjen e çdo kriteri nga ana e tyre; d) Grafiku i lëvrimit të mallrave dhe/ose zbatimit të shërbimeve; dh)Për objektin e prokurimit “Blerje karburanti, përveç vajgurit Jei Al“, të specifikohet nëse lëvrimi do të kryhet me kartë elektronike ose autobot; e) Për objektin e prokurimit “Botime, primime dhe materiale shtypshkrimi”, sqarojmë se për “letrat me vlere” të përcaktuara sipas pikës 2 të VKM nr.1497, datë 19.11.2008 “Për shtypjen e letrave me vlere”, të ndryshuar, proçedura e prokurimit nuk zhvillohet nga organi qendror blerës ABP. 

 

Gjithashtu, për botimin e teksteve që do t’i shërbejnë diasporës, duke qenë se Qendra e Botimeve të Diasporës është përgjegjëse për botimin e tyre në përputhje me ligjin nr.9616, datë 27.9.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjin nr.35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, sqarojmë se proçedura e prokurimit nuk zhvillohet nga oraani qendror blerës ABP. ë) Të dhënat e kontaktit për personin/personat përgjegjës për prokurimin në autoritetin kontraktor (ernër mbiemër, numër telefoni, adresë e-mail)./Burimi: Monitor


Më të lexuarat