Secondary Adv

Tjeter nderhyrje ne legjislacionin per pronat: Ja sa eshte kompensimi per vlerat e vogla

Brenda fundit të gushtit Këshilli i Ministrave pritet të bëjë një tjetër ndërhyrje në ligjin për kompensimin e pronarëve. 

 

Bëhet fjalë për disa ndryshime në VKM-në numër 223 datë 23.3.2016 “Për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedura për Vlerësimin dhe Shpërndarjen e Fondit Fizik për Kompensimin e Pronave”. Propozimi për ndryshim vjen nga Ministria e Drejtësisë dhe është publikuar, ndërkohë që në programin e projektakteve të Qeverisë është parashikuar të miratohet brenda katërmujorit të dytë të këtij viti. Ndërhyrja ka qëllim të zgjidhë formën e kompensimit për rastet e parcelizimit të fondit të tokës për ekzekutimin e vendimeve me vlera të vogla financiare, ashtu si dhe të shmangë pengesat në ekzekutim nga bashkimet e vendimeve në emër të një ish pronari.

 

Sipas Projektaktit, kërkohet t’i jepet zgjidhje edhe vendimeve me vlerë të vogël, të cilat mund të kompensohen edhe 100, duke qenë se aktualisht vendimet kompensohen deri në një masë të caktuar. Ndërkohë që zgjidhje do t’u jepet edhe pronarëve të trojeve të përmbytura nga hidrocentralet apo liqenet artificiale. Ndryshimet në legjislacionin për pronat vijnë në një klimë kur ATP ka kompensuar një numër shumë të vogël pronarësh ndërkohë që lista e pritjes është shumë e gjatë dhe fatura e kompensimit prek vlerën e 1 miliardë dollarëve./Burimi: Scan


Më të lexuarat