Secondary Adv

Projektligj i ri per ushqimin: Hiqen kontrollet e mbivendosura, kompetenca vetem 1 institucion

Rreth 15 mijë biznese agroushqimore në vend nuk do kenë më kontrolle të mbivendosura nga disa inspektoriate, pasi do të jenë vetëm në “varësi” të AKU.

 

Rreth 15 mijë biznese agroushqimore në vend nuk do të kenë më kontrolle të mbivendosura nga disa inspektoriate, pasi tashmë do të jenë vetëm në “varësi” të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe do të kontrollohen në bazë risku. Gjatë diskutimeve të projektligjit për ushqmin, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri Bledi Çuçi theksoi se ai është tërësisht i konsultuar me grupet e biznesit dhe për gjobat që vendosen për bizneset në vlerën mbi 300 mijë lekë, do të ngrihet një komision për anikimin e tyre. Ndërsa drejtori i AKU-së, shpjegoi se si do të funksionojnë kontrollet në bazë risku dhe cilat do të jenë bizneset e targetuara. Projektligji në fjalë parashikon kalimin e kompetencave për inspektimin e 60% të bizneseve nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor tek AKU, së bashku edhe me kalimin e 120 inspektorëve nga njëri institucion tek tjetri./Burimi: SCAN


Më të lexuarat