Secondary Adv

Punonjes te perkohshem ne administrate: Qeveria publikon listat dhe sektoret

Qeveria ka botuar në Fletoren Zyrtare numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme për 2020, ku përfshihen Kryeministria, Presidenca, Kuvendi dhe Ministritë.

 

Qeveria ka botuar në Fletoren Zyrtare numrin e plotë të punonjësve me kontratë të përkohshme në vitin 2020 në të gjitha njësitë e qeverisjes qëndrore, ku përfshihen Kryeministria, Presidenca, Kuvendi dhe Ministritë, së bashku me të gjitha drejtoritë në varësinë e tyre. Janë plot 1 427 punonjës efektet e mbulimit financiar, e të cilëve do të bëhet nga shpenzimet korrente, miratuar në buxhetin përkatës të njësive të qeverisjes qendrore. Ndërkohë, për punonjësit me kontratë të Shtëpisë së Pushimit Durrës (MB), të Shtëpisë së Pushimit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit. Ministria më e re, ajo e Rindërtimit me titullarin Arben Ahmetaj do të ketë nën varësinë e saj 25 punonjës të rinj, sipas vendimit./Burimi: Scan 

 


Më të lexuarat