Secondary Adv

Auditimet e KLSH ne 2019: Shkeljet e konstatuara per legalizimet dhe pronat

Duke dhënë një panoramë mbi problematikat në sektorin e pronave, legalizimeve, si dhe ato mjedisore në 2019, KLSH sjell të dhëna paraprake mbi shkeljet e konstatuara.

 

Nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit gjatë vitit 2019, KLSH bën me dije se janë administruar 115 ankesa, nga të cilat 104 për ZRPP në lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e paligjshme të kryera me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë, 9 për ALUIZN-et për legalizimet dhe 2 për Institucionet mjedisore. Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e zhvilluara nga KLSH, konsistojnë në: 

 

Vonesa në Administrimin e praktikave dhe kërkesave në proces

Regjistrimi i lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror

Regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastral

Regjistrimi në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore

 

Regjistrimi i lejeve të legalizimit të parregullta, të lëshuara për objekte në pronësi “shtet”, që kanë sjell si pasojë fshirjen e të drejtës së pronësisë së shtetit

Mos evidentimin dhe mos respektimi i procedurave të regjistrimit të pronave me mbivendosje

Mos bërja e bilancit AMTP-LN, printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve 

 

Tjetërsimi i pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare 

Regjistrimi i lejeve të legalizimit me mangësi në dokumentacion

Keqmenaxhim i zonave kadastrale dhe mospasqyrim i saktë i gjendjes së pasurive bujqësore në KPP-të dhe Zonat Kadastrale të pa menaxhuara dhe të pa përfshira në Sistemin e Regjistrimit Fillestar.  

 

“Theksojmë që krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite me pronat nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ish ZVRPP-ve të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.”-përfundon KLSh në auditimin e saj në këtë sektor./Burimi: Monitor 


Më të lexuarat