IKMT aksion ne Tirane: 10 banesa pritet te shemben ne zonen e Medresese
Aksioni i IKMT për shembjen e 10 banesave te ish-drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka shkaktuar përplasje mes banorëve dhe policisë bashkiake.
Siç raporton gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj, në vendin e ngjarjes ndodhen punonjës të policisë bashkisë, të cilët nuk lejojnë që banorët mos të futen në banesa. Ndërkohë, disa të tjerë nuk pranojnë që të dalin nga shtëpitë e tyre. Më shumë dritë për ngjarjen në fjalë ka hedhur një prej banorëve, banesa e të cilit preket nga shembja. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Erjon Shena tregoi se ka pasur konfrontim fizik me punonjësit e policisë bashkiake. Ai tha se janë pronarë të truallit (me dokumente) në vendin ku ndodhet kopshti, që i takon bashkisë së Tiranës. Shena tha se banorët nuk ishin lajmëruar për aksionin, ndërsa shtoi se ishin njoftuar përmes një letre ngjitur në derën e tyre që lironin banesat. Ai tha se këto 10 familje kërkonin më shumë kohë që t’i hiqnin prej aty mobiljet./Burimi: Balkanweb