Secondary Adv

Bashkite dyfishuan shpenzimet ne 2019: Si shfaqet raporti financiar i Bashkise se Tiranes

Në 9 muaj të 2019 të ardhurat e pushtetit vendor nga burimet e tyre kanë arritur në nivelin e 20.7 mld lekë me një rritje 20.5% në terma vjetor, krahasuar me 2018.

 

Në këtë rritje ndikimin me të madh e kanë pasur të ardhurat nga bashkia e Tiranës. Rreth 33.5% e totalit të buxhetit të gjithë bashkive është siguruar nga burimet vendore taksa dhe tarifa. Sipas raportit të financave vendore për 9-mujorin 2019, bashkia e Tiranës mbledh mbi 60% të të ardhurave nga taksat në rang kombëtar. Pra ndikimin më të madh në përmirësimin e e të ardhurave e ka dhënë mbledhshmëria e lartë e taksave në kryeqytet. Pas Tiranës renditet Durrësi me 4.9% dhe Lezha me 3.5%. Por ne krahun e kundërt janë dyfishuar shpenzimet, pasi Pushteti vendor në 9 muaj ka shpenzuar nga fondet e veta 42.2 miliardë lekë, sa dyfishi i të ardhurave që kanë mbledhur që janë 20.7 miliardë lekë. 

 

Ndërkohë rritja e të ardhurave është ndikuar pozitivisht nga taksa e infrastrukturës dhe ajo e pasurisë, të dyja këto taksa përbëjnë rreth 85.5% të të ardhurave totale nga taksat vendore. Konkretisht në 9 muaj janë mbledhur 7.2 miliardë lekë nga taksa në infrastrukturë dhe 4.2 miliardë lekë nga taksa për pasuritë e paluajtshme, tek kjo e fundit ndikimi më i madh pozitiv u dha nga taksa e ndërtesës, ndërsa ajo e pronës bujqësore ka rënë me 22.7% krahasuar me 2018 ose arritën në nivelin e 354.2 milionë lekë. Për të dyja këto taksa Tirana qëndron në vendin e parë për nivelin e mbledhur të tyre. 

 

Ndërsa bashkitë Memaliaj dhe Kuçovë nuk kanë gjeneruar asnjë para nga taksa në infrastrukturë dhe ndërtimet e reja. Por të ardhurat nga tarifat vendore kanë rënë lehtë me 0.9% në terma vjetor duke regjistruar një nivel prej 7.4 miliardë lekë, dhe Tirana ka pasur rënien më të madhe në mbledhjen e tarifave vendore me një tkurrje prej 7.7%. Ndërkohë stoku i detyrimeve të prapambetura deri në muajin shtator ishte 6.6 miliardë lekë. Borxhet më të mëdha i ka bashkia e Tiranës me 24% të totalit të këtij borxhi, Kavaja me 6.3% e treta është bashkia Pogradec me 5.9%./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat