Secondary Adv

Mbreteria e Bashkuar doli nga BE- Aviacioni Civil: Ja cfare ndodh me fluturimet

Aviacioni Civil njofton të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, se dalja e saj nga BE nuk do ndryshojë asgjë për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

 

Aviacion Civil Shqiptar ka njoftuar të gjithë shqiptarët që kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar se dalja e saj nga Bashkimi Europian nuk do të ndryshojë asgjë për pasagjerët dhe kompanitë ajrore."Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian. Sqarohen të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore. Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve", njofton Aviacioni Civil./Shqiptarja.com


Më të lexuarat