Secondary Adv

Qeveria shpall vleren e Eurobondit te ri: Afati maturimit nga 7 deri ne 10 vjet

Në maj, qeveria pritet të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh, përmes Eurobondit të ri me vlerë deri në 600 mln euro dhe afat maturimi nga 7 deri në 10 vjet. 

 

Këtë vit vendi pritet të marr një borxh të ri në tregjet ndërkombëtare. Vendi do të synojë të emetojë eurobondin me interesin më të ulët, që detyrimi që duhet të paguaj të jetë më i vogël. Më herët është hapur edhe gara për konsulencë ligjore për eurobondin që parashikohet të emetohet në muaj maj të këtij viti. Shqipëria ka dalë në këto tregje për herë të parë në vitin 2010 kur mori 300 milionë euro dhe një interes afro 9%, më pas doli në vitin 2015 duke marrë 450 milionë euro, me një normë interesi më të ulët 5.75% dhe së fundmi në vitin 2018 qeveria doli përsëri në tregjet ndërkombëtare duke marrë një eurobond në vlerën e 500 milionë Eurove, me interes 3.55%. 

 

Marrja e këtij borxhi u konsiderua nga ish ministri i Financave Arben Ahmetaj si sukses për vendin. Data e maturimit të këtij Eurobondi do të jetë viti 2025. Marrja e një eurobondi të ri ishte njoftuar më herët dhe do të shërbejë për shlyerjen e borxheve të prapambetura, shlyerjen e eurobondit të 2015 që i mbaron afati këtë vit si dhe një pjesë mund të shkojë për rindërtimin e banesave. Po ashtu marrja e këtij borxhi me një interes të ulët tregon edhe një vlerësim për ekonominë e vendit, pasi sa më i ulët të jetë interesi dhe sa më të shumta të jenë ofertat, aq më pozitiv ka qenë ky vlerësim./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat