Secondary Adv

Nisin levizjet per rindertimin: Jo vetem 18 zona te reja, zbardhen detajet e planit

Kryeministri Edi Rama jep detaje mbi planin e rindërtimit, të prezantuar një ditë më parë.

 

Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se përveç 18 zonave të reja të zhvillimit, që janë parashikuar të ndërtohen në 8 bashki, janë në pritje për miratim edhe zona të tjera për zhvillim, në disa bashki të vendit. Gjithashtu, kryeministri njofton se ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, si dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit.

 

Mesazhi i Ramës:

RAPORT I PËRMBLEDHUR për këdo ndër ju që ka interes të informohet mbi ecurinë e Programit të Rindërtimit.

• Janë shpallur deri tani, me Vendim të Këshillit të Ministrave 18 ZONA TË REJA ZHVILLIMI, në 7 bashki:

 

• Kurbin: 2 zona

• Kruje:​ 3 zona

• Tirane: 9 zona

• Vore: 1 zonë

• Shijak: 1 zonë

• Durrës: 1 zonë

• Kavajë: 1 zonë

 

Studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon.

ZONAT E TJERA PËR ZHVILLIM në pritje për miratim janë:

1. Krujë (Qytet dhe fshat)

2. Kamza (Qytet)

3. Lezha (Qytet)

4. Durrësi (Qytet)

5. Kavajë ( Golem)

6. Shijak (Rurale)

7. Kurbin (Fshat)

 

• PROCESI I SHPRONËSIMEVE pjesore në ZONAT E MIRATUARA PËR ZHVILLIM

Ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, Zona 1/1 Laç, Bashkia Kurbin dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit.

Po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave zhvillimore.

 

• PLANET E DETYRUARA VENDORE (PDV)

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton, në bazë të kërkesës së ligjit, procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve – lista paraprake.

Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht (zons 1/1 Lac, Zona 1 Thumanë dhe zona 1 Shijak), AKPT ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorezimi i PDV-ve përkatëse si më poshtë:

 

1. Lac, zona 1/1: 24 shkurt

2. Thumana, zona 1: 25 shkurt

3. Shijak, zona 1: 25 shkurt​

Lidhur me 6 zonat e tjera, shpallur në datë 29.01.2020 dorëzimi i PDV-ve pritet ne 13 mars.

 

• MODELET E SHTËPIVE për zonën fshat

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.

 

• PROCESI I VLERËSIMI TË THELLUAR

Ky proces që po zhvillohet intensivisht, pikë për pikë sipas ligjit është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshme. Vetëm pas këtij procesi vendoset në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur.

 

• PLATFORMA E APLIKIMIT ONLINE

Kjo platformë siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave. Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative. Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kanÄ“ nisur. Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat