Dubai do te investoje ne Shqiperi per zhvillimin e porteve
Operatorët e rinj të linjës DP World në Dubai, të cilët menaxhojnë më tepër se 60 terminale në 6 kontinente, kanë nëshkruar marrëveshje me qeverinë shqiptare, shkruajnë mediat vendase, për të zhvilluar kapacitetet dhe infrastrukturën e porteve tona.
Dubai në vijimësi të rrugës së saj në tregti ka pasur rritje falë Ali Jebel Port, portit më të madh dhe më efikas të rajonit, shkruan media vendase MEED. Porti, tashmë i quajtur si DP World, e cila pas marrjes së P & O në 2006 për $ 7 mld, u bë një nga operatorët më të mëdha botërore të portit, të cilat tani menaxhon më shumë se 60 terminale nëpër gjashtë kontinente.
Dubai tani është duke u përgatitur për të levruar përvojën e saj detare më tej nga portet e Doganës & zonës Free (PCFC) duke lancuar kështu P & O Portet, të cilat do të operojnë si porte të vogla dhe të mesme në mbarë botën. Kompania e re thotë se ky veprim është mirëpritur nga klientët e saj, kryesisht linjat kryesore të transportit detar, të cilët dëshpërimisht duan të shohin një rrjet të gjerë të porteve të mirë-drejtuar të gjithë botën, veçanërisht në tregjet në zhvillim, ku perspektivat për zhvillim janë të forta.
Projekti i Porteve P&O kanë nënshkruar kështu marrëveshje me qeveritë e Shqipërisë, Madagaskarit dhe Somalisë, e janë në diskutime me 30 porte të tjera të ekonomive në zhvillim në Evropën Lindore, Afrikë, në Lindjen e largët dhe në Amerikën Jugore. Për marrëveshjen e nënshkruar me vendin tonë, në një deklaratë për shtyp, kreu i PCFC Sulltan vin Sulejmani deklaron se kjo marrëveshje realizohet nga kjo kompani e specializuar për zhvillimin dhe operimin e marinës, në tregje ku ka një nevojë menaxhimi dhe infrastructure, ndaj nevojitet suporti për të zhvilluar këto ekonomi në zhvillim, sikurse edhe Shqipëria, shkruan National Business.
DP ëorld nuk planifikon të ndërtojë porte të reja, ndaj plani për të shtrirë ekspertizën e saj në marrëveshje me porte të tjera, do të ndërtojë kështu lidhje të reja operacionale dhe ndërtime të kapaciteteve të reja, duke ndihmuar kështu portet e vendeve në zhvillim./Monitor