Revolucion dixhital: DPSHTRR instalon sistemin e avancuar te monitorimit online
DPSHTRR po instalon sistemin e avancuar të monitorimit online në 15 objekte që përfshijnë sallat e çdo shërbimi deri te poligonet dhe testi i praktikës në mjet.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po instalon sistemin e avancuar të monitorimit online në 15 objekte që përfshijnë sallat e çdo shërbimi deri te poligonet dhe testi i praktikës në mjet, në ecje. Gjatë vitit që lamë pas DPSHTRR përmirësoi me 63% testin teorik duke e riformuluar atë. Si pasojë e zbatimit me rigorozitet të masave për pajisjen me leje drejtimi, krahasuar me vitin 2018, në vitin 2019 rezultojnë 17.2% më shumë qytetarë që i janë rikthyer testimit për marrjen e lejes së drejtimi ose 30 420 raste. Sipas statistikave të publikuara nga DPSHTRR-së ka një rritje të përdoruesve të rrugës në 2019 me 6.7 %, ku gjithsej numërohen mbi 626 mijë mjete. Por ndërsa ka më shumë përdorues mjetesh në rrugë, numri i aksidenteve ra me 245. DPSHTRR thotë se vetëm 0.02 e të gjithë aksidenteve është kryer nga të patentuarit në 2019./Burimi: Lexo.al