Secondary Adv

IKMT i hiqet Ministrise se Mjedisit: Transferohen 220 punonjes sebashku me buxhetin

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kalon në varësinë e Ministrisë së Brendshme duke iu hequr Ministrisë së Mjedisit.

 

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2020, reduktohet me 220 (dyqind e njëzet) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 879 (tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë) punonjës. Vendimi është miratuar nga Këshilli I Ministrave. I njëjti vendim parashikon se numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2020, shtohet me 220 (dyqind e njëzet) punonjës për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 14 484 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë e katër) punonjës.

 

“Në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2020, në programin buxhetor “Programe për mbrojtjen e mjedisit” reduktohet fondi prej 49 300 000 (dyzet e nëntë milionë e treqind mijë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”, dhe në programin buxhetor “Administrimi i pyjeve” reduktohet fondi prej 43 700 000 (dyzet e tre milionë e shtatëqind mijë) lekësh në zërin “shpenzime korrente”. Në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, për Ministrinë e Brendshme, shtohet fondi prej 93 000 000 (nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh në zërin “shpenzime korrente”, për vitin 2020, për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Numri i përgjithshëm i punonjësve organikë buxhetorë nuk ndryshon” shkruhet në vendim./Burimi: SCAN


Më të lexuarat