Investime ne energji, 5 mld leke per ndertim nenstacionesh, rrjeti dhe sisteme matje
Kreu i OSHEE-së Adrian Çela bëri të ditur sot për mediat se të ardhura nga muaji janar e deri më tani (data 25 mars), u dyfishuam, kemi mbledhur 170 milionë dollarë dhe besojmë se me ecurinë e deritanishme, do të realizojmë objektivin për 54.8 miliardë lekë.
Sektorët ku do te investohet •991 milionë lekë në ndërtim nënstacionesh •2.73 miliardë lekë në ndërtim rrjeti TM dhe kabina transformimi •820 milionë lekë në ndërtim rrjet TU ABC •711 milionë lekë në sistemin e matjes
Synimet 1. Rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në ato zona të cilat kanë pasur problematikë më të madhe të kesaj natyre sipas kategorisë së konsumatorëve bazuar mbi analizat e viteve të fundit 2. Përmirësimin e nivelit te humbjeve teknike dhe jo-teknike duke perzgjedhur zonat më problematike 3. Rritjen e sigurisë së impianteve për të garantuar personelin, komunitetin dhe vet impiantin
E thënë më qartë, me këto investime, ne parashikojmë t’i ulim humbjet me 4.1%, që do të thotë një vlerë e kursyer me të paktën 20 milionë dollarë!!” Këto janë investime mjaft strategjik, që krahas garantimit dhe rritjes së cilësisë së furnizimit do të ketë edhe një impakt pozitiv përsa i përket rregullimit të humbjeve teknike. “- deklaroi ai.
Investimet inovatore në energji “Investimet tona parashikohen edhe projektet inovative, kryesisht, në drejtim të shërbimit ndaj konsumatorit”- tha Çela, duke shtuar se këta janë me vlerë afro 5 milionë dollarë.
•InfoKiosk-at, të cilat do të vendosen në qendra publike, ku çdokush mund të informohet në lidhje me shërbimet e OSHEE, dhe të paguajnë faturën e dritave përmes kartës bankare •Arkiva dixhitale, ku përmes së cilës mund të ndiqet në kohë reale statusi i ankesës apo kërkesës së klientit në kohë reale •Detajet e projektit të parë tashmë i kemi bërë publike dhe puna do të nisë në muajin prill, me vendosjen e 10 mijë copëve. •E dyta, projekti SCADA, synon kontrollin në kohë reale të ngarkesës, balancimit si dhe humbjeve në energji.
Të tjera projekte janë gati dhe kanë nisur implementimin, si pagesa e faturës së energjisë elektrike me kartë bankare kudo që ndodheni, pagesa përmes telefonit celular, sikurse kemi lidhur kontratë bashkëpunimi me pikat e transfertave.Projekte ambicioze në drejtim të sigurisë së të dhënave është ajo e Smart Maters (matësat inteligjentë) dhe SCADA./Monitor