Secondary Adv

Shkeljet financiare te institucioneve ne 2019: Dikasteret me demin me te madh ekonomik

18.7 miliardë lekë, afërsisht 180 mln dollarë është dëmi ekonomik i konstatuar nga KLSH në 26 dikastere qendrore të administratës të audituara gjatë vitit 2019. 

 

Scan ka zbardhur rezultatet e auditimeve të kryera prej Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qendrore të KLSH në 26 subjekte, mes të cilave 7 auditime përputhshmërie; 2 auditime financiare; 16 auditime të përziera financiare/përputhshmërie; dhe 1 auditim për verifikimin e zbatimit të rekomandime të lëna gjatë vitit 2018. Ndër problematikat e konstatuara nga auditimi i pasqyrave financiare përmendim ato që lidhen: me mos konsolidimin e pasqyrave financiare pas ndryshimit të fushës së përgjegjësive të ministrive, moskryerjen e inventarizimit periodik dhe mos-akordimit të vlerës fizike me atë kontabël, mungesat e vazhdueshme në relacionet shpjegues të zërave materiale në kundërshtim me kërkesat e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit; mos zbatimin e parimit të kontabilitetit rrjedhës; apo mos llogaritja e saktë e amortizimit të aseteve.

 

Pesha më e madhe dhe me të konsiderueshme e shkeljeve dhe parregullsitë që janë reflektuar, me dëm ekomomik, apo me dëm ekonomik potencial për buxhetit të shtetit apo edhe me menaxhim jo efektiv është hasur: në auditimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar është konstatuar dëm ekonomik në vlerën totale 662 milionë lekësh dhe menaxhim jo efektiv të fondeve në vlerën totale lekë 488 milionë lekësh; në auditimin e Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime është konstatuar dëmi ekonomik në vlerën totale 495 milionë lekë, dëm ekonomik potencial në vlerën 11 miliardë lekë; në auditimin tematik në Avokaturën e Shtetit është konstatuar: dëm ekonomik potencial buxhetit të në vlerën 110,000,000 euro; në auditimin e Fondin Shqiptar të Zhvillimit është konstatuar menaxhim jo efektiv të fondeve në vlerën totale 522 milionë  lekë, afërisht 5 milionë dollarë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat