Secondary Adv

Projekt per impiante fotovoltaike lundruese- ERE: Ne prill nisin punimet

Energjia e prodhuar nga impiantet fotovoltaike lundruese do të blihet nga shtetit me një çmim prej 100 euro/Mwh. 

 

Çmimi është përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërkohë që është kompania Statcraft që do të instalojë e para këto lloj impianti, që do të shërbejë edhe si fazë testimi për të ardhmen. Sipas përfaqësuesve të kompanisë Statcraft, me përcaktimit e çmimit nga ERE, për 1-2 muaj do të ngrihet kantieri, ndërkohë që brenda prillit nisin punimet, pasi synohet që në muajin gusht të nisë prodhimi i energjisë. Paralelisht, edhe Korporata Elektorenergjetike Shqiptare parashikon ndërtimin e një impianti lundrues për prodhimin e energjisë nga dielli mbi sipërfaqen e Vaut të Dejës.

 

Në dhjetor të vitit 2018 KESH mori miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me një afat 1-vjeçar, ndërkohë që do të duhej plotësimi i dokumentacionit të mëtejshëm dhe miratimi i mëtejshëm nga qeveria që do i hanin rrugën ndërtimit të tij. Megjithatë, deri më tani asnjë vendim i tillë nuk është bërë publik, duke ngritur dyshime mbi realizimin e këtij projekti./Burimi: SCAN


Më të lexuarat