Secondary Adv

Pagesa e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin: DPT njofton afatin e fundit per biznesin e vogel

DPT i rikujton tatimpaguesve të biznesit të vogël të kryejnë brenda afatit ligjor të datës 10 shkurt, detyrimin për deklarimin dhe pagesën e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i rikujtoi tatimpaguesve të biznesit të vogël të kryejnë brenda afatit ligjor detyrimin për deklarimin dhe pagesën e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas përcaktimeve të legjislacionit tatimor. Për tatimpaguesit e biznesit të vogël, të cilët janë të regjistruar për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, afati i deklarimit të deklaratës vjetore për vitin 2019 është data 10 shkurt 2020. Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 deri në 8 milionë lekë, është 5%. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 milionë lekë, është zero lekë në vit./Burimi:ata


Më të lexuarat