Secondary Adv

Rindertimi do zgjase edhe gjate 2021: Po shqyrtohet mundesia per 4 zona te tjera

Pyetur për kohën se kur pritet të përfundojë procesi i rindërtimit, ministrja e Kulturës, Margariti theksoi se një gjë e tillë mund të zgjasë edhe gjatë vitit 2021.

 

Procesi i rindërtimit ka nisur, është një proces i futur brenda një kuadri ligjor. Kështu u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rubrikën “Opinion”, në News24, teksa foli për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ministrja deklaroi se përveç zonave të reja, të përcaktuara tashmë, në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimi do të shqyrtohet mundësia edhe për katër zona të reja. “Ishte një punë shumë e gjatë, e koordinuar me ekspertë të ndryshëm për hartimin e një plani të nevojave, që është drejtuar nga grupe të ndryshme teknike në secilën ministri. Ka qenë një punë një mujore. U shtuan edhe të gjitha institucionet e tjera, si në Durrës, ashtu edhe në Tiranë”, tha ministrja. 

 

Pyetur për kohën se kur pritet të përfundojë procesi i rindërtimit, ministrja Margariti theksoi se rindertimi do zgjase edhe gjate 2021, ndryshe nga ç’ka deklaruar kryeministri Edi Rama, se brenda vitit 2020 banorët do jenë nëpër banesat e tyre të reja. “Fundi i 2020 është targeti kryesor për të akomoduar banorët. Për ne nuk është me rëndësi vetëm akomodimi, por edhe shtimi i shërbimeve të reja. Me gjithë skenarët e mundshëm, që po hartojmë, rindertimi do zgjase edhe gjate 2021, por që do sjellë vetëm impakt pozitiv. Nuk po kërkojmë të ngremë hapësira fjetore rezidencash, por po parashikojmë të ndërtojmë hapësira me standarde të larta jetese”, deklaroi Margariti./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat