Rritet vlera e sistemit bankar ne 2019- BSH: Tre here me e larte se ne 2018
Madhësia e sistemit bankar shqiptar arriti vlerën e 12 miliardë eurove në fund të vitit të kaluar.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, totali i aktiveve u rrit me rreth 1.6%, duke arritur një vlerë totale prej afro 1 476 miliardë lekësh. Rritja ishte afërsisht tre herë më e lartë krahasuar me vitin 2018, çka konfirmon tendencën pozitive të veprimtarisë së sektorit bankar. Ulja e raportit të kredive me probleme, vijimësia e rritjes së depozitave dhe mbyllja e procesit të ristrukturimit të sistemit ishin të gjithë faktorë që influencuan një ecuri të sistemit gjatë vitit të kaluar. Raporti i kredive me probleme zbriti në 8.4%, niveli më i ulët që nga fillimi i vitit 2009.
Cilësia më e mirë e portofolit të kredisë ndikoi dukshëm në uljen e provigjioneve. Gjendja e tyre në fund të vitit zbriti në 28 miliardë lekë, rreth 15 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit 2018. Në terma neto, portofoli i kredisë për ekonominë e brendshme u rrit me shumë se 7%. Huaja ngelet zëri kryesor në bilancin e sektorit bankar dhe përbën rreth 39% të totalit të aktiveve. Megjithatë, zëri që kontribuoi më shumë në rritjen e aktiveve, gjithsesi, edhe vitin e kaluar ishte ai i investimeve në letra me vlerë, që u rrit me 20 miliardë lekë ose 5% me bazë bazë vjetore./Burimi: Scan