Rindertimi nis fillimisht ne 3 zona: Numri i pallateve dhe banesave qe shemben ne Tirane
Po zhvillohet këtë të mërkurë mbledhja e katërt e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ku sipas Kryeministrit Rama rindertimi nis fillimisht ne 3 zona.
Në fjalën e tij, Rama tha se rindertimi nis fillimisht ne 3 zona, në Laç, Thumanë dhe Shijak. Kreu i qeverisë deklaroi se janë bërë gati modelet e konfirmuara të banesave individuale dhe në ditët në vijim, sipas tij, do të hapet gara për të ftuar kompanitë, që ofrojnë suportin për këto shtëpi. Sa i takon të ardhurave të mbledhura pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Rama u shpreh prerë se çdo qindarkë e mbledhur është në pritje të ekzekutimit të projektit të rindërtimit.
Krahasuar me proceset normale të analizës, planifikimit dhe projektimit, kemi ecur shumë shpejt, por jemi të vetëdijshëm që njerëzit kanë, çdo orë, pyetjen se kur do të kthehen në shtëpi dhe për këtë dua që të kërkoj me përulësi durimin e tyre, sepse ne po bëjmë maksimumin dhe dua që të bëjmë një proces rindërtimi, ku gjithçka të jetë sipas standardeve, kushteve optimale për ato kategori ndërtesash, që janë pjesë e procesit, dhe ku në fund gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se ajo që kishte. Për këtë, duhet bërë pak durim. Më vjen keq që kam parë përpjekje për të njollos procesin. Ju siguroj se çdo qindarkë e publikut është në pritje të ekzekutimit të projekteve, i cili kërkon edhe pak kohë për të nisur”, tha Rama.
Ndërsa Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj bëri me dije se ende pas tërmetit të 26 nëntorit janë 10 mijë e 23 banorë ende në çadra të pavendosur në shtëpi. Kurse 12 mijë të tjerë sipas tij kanë përfituar bonusin e qirasë. Më tej Ahmetaj sqaron se nga vlerësimi i thelluar deri tani në Tiranë dalin 115 pallate dhe 1523 banesa për t’u shembur me një procedurë të thellë. Jemi në nivelin 51 mijë e 106 banesa ndërsa 8 125 banesa janë të pabanueshm. Vazhdon vlerësimi i thelluar në Tiranë dhe Institutit të Ndërtimit i cili parashikohet të përfundojë në fillim marsi apo fund prilli. Kam sjellë disa statistika qoftë në zonën jashtë Tiranës qoftë brenda Bashkisë së Tiranë.
357 pallate të inspektuara thellësisht, 115 janë për t’u shembur dhe procedurë të përshpejtuar. 242 për t’u rikonstruktuar. Ndërkohë janë 1523 banesa për t’u shembur. Sa i përket shkollave janë inspektuar 79 teksa 72 janë për rikonstruksion. Shumë shpejt do të kalojmë në fazën e dytë. Po ashtu edhe për qendrat shëndetësore. Bashkia e Tiranës është një hap mbrapa por ka filluar ‘working process’. Në të gjithë vendin janë 10 mijë e 23 ende në çadra ndërsa 12 mijë banorë kanë përfituar bonusin e qirasë. Me lejet e ndërtimit kemi avancuar duke dhënë 1455 me procedurë të përshpejtuar./Burimi: Balkanweb