Secondary Adv

Qeveria miraton neser lehtesite fiskale per rindertimin: Taksat qe hiqen per ndertuesit

Qeveria miraton nesër VKM për përjashtimin nga TVSH e materialeve të ndërtimit, taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa doganore si dhe shpenzimet e zbritshme për zonat e rindërtimit.

 

Ministri për Rindërtimin dhe Zhvillimin, Arben Ahmetaj tha sot në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Zhvillimit për zonat e prekura nga tërmeti se lehtësitë fiskale do të bëhen menjëherë efektive. “Kemi kaluar heqjen e TVSH-së për matertialet e ndërtimit, qoftë në import dhe procesin e brendshëm. VKM-ja dhe udhëzimi me gjithë detajet për heqjen e TVSH-së, taksën e ndikimit në infrastrukturë do të miratohet nesër në mbledhjen e qeverisë dhe efektet janë të drejtpërdrejta pasi ligji ka kaluar”, u shpreh Ahmetaj.

 

Gazetari Marin Mema i cili po jep kontributin për ndërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, tha se moszbatimi i heqjes së TVSH-së po penalizon donatorët. “Shqetësimi të cilin e kemi hasur në nisjen e procesit të ndërtimit të 4 shtëpive, është çështja e TVSH-së për heqjen e materialeve të ndërtimit. Për 3 javë dorëzojmë 3 shtëpitë e para, duke qenë se ende nuk është hequr TVSH, shteti do të mbajë si taksë 1 shtëpi”, tha Mema. 

 

Qeveria e ndryshon në ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike

Ministri Ahmetaj tha se efektet nga tërmeti në prodhimin e brendshëm bruto janë 6,4 për qind, çka do të ngadalësojë edhe rritjen ekonomike 3,2 për qind për vitin 2020. Ky vlerësim i ri është gati 1 pikë përqindje më i ulët se pritshmëria prej 4.1% që kishte në fillim të vitit qeveria, sipas Kuadrit të Ri makroekonomik e fiskal. 

 

113 pallate do shemben

Ahmetaj tha se 8925 banesa janë të pabanueshme. Janë inspektuar rreth 51 mijë banesa. Nga 357 pallate të inspektuara, nga të cilit 113 janë për t’u shembur dhe 242 për t’u ri konstruktuar. 1523 shtëpi private për t’u shembur. Në shkolla 79 të inspektuara, 62 për t’u rikonstruktuar, 12 shkolla do të rindërtohen. Ahmetaj shtoi se janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonuset e qerasë. Janë dhënë 1455 leje ndërtimit me procedurë të përshpejtuar./Burimi: Monitor


Më të lexuarat