Secondary Adv

Ujesjellesit nuk perballojne kostot: MIE propozon bashkimin ne shoqeri te medha

Sektori i ujësjellës kanalizime u përkeqësua gjatë 2019, ndërkohë që si zgjidhje Ministria e Infrastrukturës propozon bashkimin e shoqërive të dobëta, në kompani më të mëdha.

 

Sektori i furnizimit me ujë dhe kanalizime u përkeqësua gjatë vitit 2019, sipas të dhënave të Entit Rregullator të Ujit, ndërkohë që me qëllim shëndoshjen e sektorit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjia ka propozuar ndryshime të tjera në drejtim të subvencionimeve që shoqëritë marrin nga qeveria, si dhe bashkimin e shoqërive të dobëta, në kompani më të mëdha. Qasja e propozuar nga MIE bazohet në ndarjen në dy kategori të shoqërive UK, përkatësisht në ato që operojnë duke mbuluat kostot e operimit dhe mirëmbajtjes dhe në ato të cilat kanë nevojë për subvencionim nga qeveria qendrore. 

 

Të ky tregues përfshihen kostot për personelin, energjinë, kimikatet, qira, karburant, etj. ndërkohë që, sipas të dhënave zyrtare ai u përkeqësua në vitin që lam pas, duke rënë në 108.3% nga 119% që ishte në 2018-ën. Ndërkaq, propozimi i ministrisë merr në konsideratë shoqëritë e kategorisë që kanë nevojë për subvencion nga qeveria qendrore dhe propozon një Plan Veprimi për to me një shtrirje kohore zbatimi rreth 2- vjeçare. Në total janë 44 nga 57 shoqëri UK që nuk arrijnë të mbulojnë kostot e O&M, ndaj për këtë kategori të shoqërive, në princip, qasja propozon agregimin e tyre “të detyruar” në një shoqëri të vetme që do të menaxhohet nga një staf qendror. 

 

Megjithatë, Enti Rregullator I Ujit kundërshton këtë qasje të ministrisë. Sipas EERU-së, krijimi i një shoqërie të tillë gjigante nuk rekomandohet të krijohet, sepse eksperienca ndërkombëtare dhe ajo e vendeve me kushte të përafërta me tonat nuk njeh ndonjë shembull suksesi ku shitja e ujit me pakicë është agreguar pothuajse në mënyrë të menjëhershme. Sipas Entit, shëndoshja afatshkurtër financiare e sektorit dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit pritet të vijë kryesisht nga reduktimi i fuqisë punëtore dhe rritja e normës së arkëtimit./Burimi: Scan


Më të lexuarat