Secondary Adv

FSHZH nis punimet ne Sheshin Taulantia: Ja si do transformohet kjo hapesire urbane

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar ditën e sotme nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Sheshit “Taulantia” në Durrës. 

 

Sipas FSHZH hapësira urbane prej 67mijë m2, është nyja e qytetit, ku takohen të gjitha rrugët e tij të brendshme dhe ky projekt ka si qëllim kryesor zhvillimin dhe përmirësimin e ambientit publik. “Deri dje kjo zonë paraqiste problematika si; sipërfaqe të mëdha buze detit të kthyera ne vend depozitimi mbeturinash, ambiente biznesesh të pa sistemuara, kioska të vendosura çrregullt, pllakat e shesheve shkak për incidente pranë lojërave të fëmijëve, mungesë ndriçimi etj”, shkruan FSHZH. Sipas njoftimit tashmë janë duke u ndërtuar ambiente të gjelbëruara, lulishte, punime ndriçimi përgjatë gjithë vijës, duke mos u orientuar më nga drita e bizneseve pranë detit. “Krijimi i ambienteve sportive, për aktivitete sociale, si dhe hapësira e re prej 6000 m2 e parkimit si elementë të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve”, theksohet në njoftim./Burimi: SCAN


Më të lexuarat