Secondary Adv

U demtua nga termeti: Zbulohet shkolla e pare qe do rindertohet ne Tirane

Gjimnazi Sami Frashëri pritet që të jetë një prej shkollave që do të përfitojnë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel gjatë Konferencës së Donatorëve. 

 

Duke përshëndetur solidaritetin ndërkombëtar që i dha Shqipërisë 1.15 miliardë euro ndihma për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, tha se prioritet i bashkisë janë shkollat dhe çerdhet. “Lajmi i mirë që na erdhi nga Brukseli dje, ishte se e gjithë shuma e kërkuar u realizua. Një sukses spektakolar i Edi Ramës dhe i skuadrës që punoi për t’ia mbërritur kësaj dite. Sigurisht, prioritet për Bashkinë e Tiranës janë kopshtet, shkollat dhe çerdhet e reja. Një shkollë e re, që me shumë gjasa do të burojë nga ky projekt, është ish shkolla ime, gjimnazi “Sami Frashëri”. 

 

Mund ta rikonstruktosh me nyje higjieno-sanitare sa të duash, me dyer të reja, por themelet dhe kolonat janë po ato të viteve ‘60. Shkolla mund të rikonstruktohet sa të dojë, por janë po ato themele, po ato kolona, të cilat nuk mbajnë me një tërmet tjetër, që larg qoftë mos ardhtë kurrë. Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë e para që do të përfitojë nga grantet e fituara në Bruksel për Bashkinë e Tiranë, sigurisht edhe shkollat e tjera nëpër fshatra dhe padyshim edhe lagjet e reja të Tiranës”, deklaroi Veliaj. Këtë deklaratë qytetari i parë i Tiranës e bëri teksa pa nga afër, kopshtin dhe çerdhen e re në Kodër Kamëz që u rindërtua të pritur 150  fëmijë të zonës, ndërtuar nga Bashkia e Tiranës mbi rrënojat e godinës që në vitet ’70./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat