Secondary Adv

Avancon projekti i bypass-it te Vlores: Zgjidhet problemi i shpronesimeve

Ministria e Infrastrukturës njofton zgjidhjen e problemit të shpronësimeve në bypass-in e Vlorës, që mbante peng avancimin e këtij projekti të rëndësishëm. 

 

Gjatë inspektimeve në terren, ministrja Belinda Balluku kërkoi nga kontraktori përshpejtimin e punimeve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar zgjidhjen e problemit të shpronësimeve në bypass-in e Vlorës, që mbante peng avancimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor. Gjatë inspektimeve në terren, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho tha se punimet po ecin me ritme të kënaqshme. Drejtori Verdho teksa bëri të ditur ecurinë e punimeve, tha se tashmë me zgjidhjen e problemit të shpronësimeve, pritet që ecuria e tyre të jetë me ritme më të shpejta. “Në pjesën e dytë të këtij segmenti punimet ecin me ritme të mira. Gërmohet dhe mbushet në të njëjtën kohë me materialin e vendit. 

 

Kemi zgjidhur problemin e shpronësimeve tashmë, që ka mbajtur peng këtë projekt prej kohësh, për shkak të certifikatave të pasurive, të cilat vinin një nga një nga banorët e zones. Ndërkaq, ministrja Belinda Balluku ka kërkuar përshpejtimin e ritmeve të punës nga kontraktori, teksa nënvizoi se ndërtimi i kësaj vepre do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit të automjeteve kryesisht gjatë sezonit turistik kur edhe fluksi i vizitorëve në qytetin e Vlorës, dhe gjithë bregdetin e jugut, është i lartë. “Jemi të gjithë së bashku këtu sot, pasi bashkia luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë projekt. 

 

Ky është një projekt madhor, që do të ndihmojë aksesin e trafikut, që vjen nga qendra e vendit në drejtim të jugut, por sigurisht do jetë dhe një artierie lehtësimi për qarkullimin e brendshëm”. Ne kërkojmë bashkëpunimin, ndaj dhe roli i bashkisë është shumë i rëndësishëm për të lehtësuar edhe kontraktorin për të ecur përpara. Kërkojmë dhe nga kontraktori që të ketë impenjim maksimal”. Projekti i bypass-it të Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat