Secondary Adv

Donacionet per termetin: Clirohen nga taksat bankat e bizneset qe dhurojne apartamente

Bankat apo bizneset që do të dhurojnë pasuri të paluajtshme në favor të familjeve të dëmtuara nga tërmeti nuk do të taksohen për donacionet.   

 

Sipas një vendimi të Qeverisë, që mban datën 13 shkurt, donacionet do të njihen si shpenzim i zbritshëm, pra të përjashtuara nga tatim fitimi. Më 13 shkurt Këshilli i Ministrave ka vendosur të çlirojë nga taksat pasuritë e paluajtshme të dhuruara nga bankat apo bizneset në favor të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas vendimit, donacionet do të njihen si shpenzim i zbritshëm, pra të përjashtuara nga tatim fitimi. 

 

“Vlera e pasurive të paluajtshme të dhuruara nga institucionet financiare bankare dhe jobankare, për efekt të përllogaritjes së shpenzimit të njohur para tatimit, konsiderohet vlera e pasqyruar në aktivet e bilancit të këtyre institucioneve në momentin e fitimit të aktit të pronësisë, sipas legjislacionit të fushës”, thekson Vendimi i Qeverisë duke ju referuar bankave të nivelit të dytë e shoqërive të kursim kreditit. 

 

Për pasuritë e paluajtshme të dhuruara nga tatimpaguesit që janë subjekt i tatimit mbi fitimin apo i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, vlera e pasurive të paluajtshme, për efekt të llogaritjes së masës së nivelit të shpenzimeve të njohur, konsiderohet vlera kontabël neto, e pasqyruar në bilancin e shoqërisë përpara momentit të dhurimit, minus shumën e amortizuar deri në periudhën e dhurimit./Burimi: Scan


Më të lexuarat