Secondary Adv

IKMT i kalon Ministrise se Brendshme: Ne kontroll bregdeti, ndertimet pa leje dhe guroret

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ai i Mjedisit janë shkrirë në një strukturë të vetme nën Ministrinë e Rendit.

 

Ndryshimet u bënë publike gjatë një takimi me strukturat drejtuese të forcave të rendit nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, sipas të cilit, fokusi i punës së këtij Superinspektoriati do të jetë ndërtimet pa leje veçanërisht ne bregdet, zonat turistike e zonat e brishta, si baseneve ujore, lumenjtë, zonave minerare e në mënyrë të veçantë pyjet. Më tej Lleshaj shpalli nisjen e punës nga Drejtoritë Rajonale të Policisë, Inspektoriatit të Territorit të mjedisit, për parandalimin çdo lloj zaptimi apo strukture të paligjshme në bregdet përpara nisjes së sezonit turistik. Në takim Lleshaj vendosi edhe muajin prill si kufirin kohor për masat parandaluese për çdo parcelë të mundshme me kanabis, duke paralajmëruar procedim penal për zyrtarët që nuk përmbushin përgjegjësitë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat