Secondary Adv

OSSH do rrise cmimin e energjise: Biznesi ankohet per tarifat e shperndarjes

Pavarësisht se OSSH pretendon se rritja nuk prek klientët fundorë, përfaqësues të sipërmarrjes thonë se tarifat e reja do ndikojnë te bizneset e lidhur në tensionin 35 kv dhe 20 kv. 

 

Pavarësisht se OST pretendon se rritja e tarifës së shpërndarjes nuk prek klientët fundorë, përfaqësuesit e sipërmarrjes thonë se tarifat e reja do të ndikojnë te bizneset e lidhur në tensionin 35 kv dhe 20 kv, që do të dalin në treg të lirë, duke siguruar furnizues privatë. Sipas tyre kjo ul konkurrueshmërinë, jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në drejtim të eksporteve. Po ashtu, biznesi ka kërkuar argumente se përse OSSH ka aplikuar për rritjen e tarifës me 120% për tensionin 35 KV dhe 10% për tensionin 20 kv, për sa kohë shoqëria ka shënuar rritje të treguesve të perfomancës. 

 

Sipas përfaqësuesve të OSSH, ndryshimi i tarifës ka ardhur si pasojë e aplikimit si kompani e ndarë nga OSHEE. Përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë I kanë kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të përllogarisë tarifat e reja sipas metodologjisë në fuqi. Aktualisht, aplikimi I OSSH për rritjen e tarifës së transmetimit po shqyrtohet nga Enti Rregullator I Energjisë, si institucioni I vetëm që ka të drejtë të miratojë tarifat në tregun e energjisë elektrike./Burimi: Scan


Më të lexuarat