Secondary Adv

Trefishohet hapesira e Akademise se Arteve: Veliaj zbulon detajet e projektit

Bashkia e Tiranës njofton se Akademia e Arteve do trefishojë hapësirat e saj, duke ofruar kushte më të mira për të rinjtë që studiojnë Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik. 

 

Lajmin e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me këngëtaren Kejsi Tola, iu bashkuan nismës për mbjelljen e 100 pemëve të reja në Parkun e Liqenit Artificial. Por cfarë do të ndodhë konkretisht? Erion Veliaj thotë se “Lajmi i mirë është që kryeministri i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës të udhëheqë projektin për pjesën shtesë të Akademisë së Arteve. Kemi një arkitekt fantastik si Mario Casamonti, që bëri stadiumin, i cili tani që ka rënë pak cinizmi dhe skepticizmi për punët e mira, do të bëjë shtesën që 3-fishon hapësirën e arteve; pra, ruhet e gjithë pjesa e vjetër, por kjo pjesa karakatinë me shtesa dhe e lënë pas dore do të zëvendësohet nga një hapësirë e re. Me Teatrin, me Akademinë e Arteve, me stadiumin, me sheshin, me pazarin, me Kalanë, me bulevardin, me liqenin, jemi një qytet përsëmbari”, tha Veliaj, njofton zyra e shtypit të bashkisë.

 

Veliaj shprehu besimin se Bashkia e Tiranës edhe këtë vit do të arrijë të mbjellë 100 mijë pemë të reja, ku një vëmendje e posaçme i është kushtuar lumit të Tiranës dhe zonës së Farkës. “Jemi shumë afër edhe këtë vit për të kapur 100 mijë pemë. Një pjesë të madhe të mbjelljeve po e bëjmë tek lumi i Tiranës; pra, jemi zhvendosur nga jugu i liqenit, në veri te lumi i Tiranës, ku kufizohemi me Kamzën, ndërkohë që pjesa tjetër po vazhdon në Farkë, aty ku këtë vit do të fillojmë gjysmën e dytë të pedonales, për t’u siguruar që i lëmë Tiranës një tjetër park të madh për argëtim, çlodhje, dhe sport”, tha Veliaj./Burimi: Lexo.al


Më të lexuarat