Secondary Adv

Tre siperfaqe trualli ne Farke i kalojne ARRSH: Do perdoren per Unazen e Madhe

Këshilli i Ministrave i kalon ARRSH, një sipërfaqeje trualli dhe objekti me emërtim Regjimenti i helikopterëve, Radiodrita, dhe Heliodromi i repartit ushtarak nr.3340, në Farkë. 

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për ARRSH, të një sipërfaqeje trualli funksional dhe objekti, me sipërfaqe të përgjithshme prej 792 metra katrorë me emërtim “Regjimenti i helikopterëve”, të një sipërfaqeje trualli funksional prej 863 metra katrorë  me emërtim “Radiodrita”, dhe të një sipërfaqeje trualli funksional prej 2 mijë e 341 metra katrorë me emërtim “Heliodromi i repartit ushtarak nr.3340”, me vendndodhje në Farkë, Tiranë. Këto sipërfaqe do të përdoren për t’i përdorur për ndërtimin e rrugës publike, në segmentin rrugor “Unaza lindore Tiranë loti 2”.

 

Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar u ndalohet të ndryshojnë destinacionin e përdorimit të sipërfaqeve të pronave, t’i tjetërsojnë ose t’ua japin ato në përdorim të tretëve. Për sigurinë dhe ruajtjen e pronave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar, para fillimit të punimeve, duhet të ndërtojë rrethimet në kufijtë e rinj të pronave, duke i kthyer në gjendjen e tyre të mëparshme, të kryejë spostimin e rrjeteve inxhinierike që prek gjurma e ndërtimit të segmentit rrugor, sipas parametrave dhe kushteve teknike dhe për këtë të hartohet aktmarrëveshje ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të përfaqësuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të përfaqësuar nga Komanda e Forcës Ajrore./Burimi: SCAN


Më të lexuarat