7.4 mln euro me pak per ndihmen ekonomike: Qeveria rriti fondin per bonusin e bebeve
Buxheti i shtetit ka shpenzuar më pak para se sa kishte planifikuar për familjet në nevojë.
Referuar treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2019, për ndihmën ekonomike dhe pagesën e paaftësisë janë shpenzuar në total 20.2 miliardë lekë, rreth 911 milionë lekë më pak, apo 7.4 milionë euro minus në krahasim me planifikimin e bërë. Po ashtu, me mungesë realizmi plani kanë rezultuar edhe shpenzimet për pagesën e papunësisë, të cilën e përfitojnë ata individë që kanë ndërprerë përkohësisht marrëdhëniet e punës. Për këtë zë janë shpenzuar 505 milionë lekë nga 540 që ishin planifikuar, duke bërë që 35 milionë lekë të mbeten të pashpërndara.
Ndërsa nga ana tjetër, bonusi i bebeve i aplikuar për hërë të parë gjatë vitit që lam pas nga qeveria i ka tejkaluar pritshmëritë. Në total për bonusin e lindjeve janë shpenzuar 2.3 miliardë lekë apo afro 19 milionë euro, duke tejkaluar planin me rreth 4 milionë euro. Në fillim të vitit 2019 qeveria vendosi si politikë për nxitjen e lindshmërisë në vend, bonusin e bebeve, ku për beben e parë çeku është 40 mijë lekë, për beben e dytë 80 mijë lekë dhe për beben e tretë 120 mijë lekë./Burimi: Scan