Secondary Adv

Hapen kantiere ndertimi ne 12 qarqe: Projekt per rikonstruksionin e qendrave shendetesore

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur disa tendera për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në 12 qarqe të vendit.  

 

Fondi limit i tenderit është 542 milionë e 627 mijë lekë dhe data e dorëzimit të ofertave është 30 marsi 2020. Tenderi është i ndarë në 4 lote:

Lot.1 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Tiranë, Durrës, Dibër” me fond limit 131,310,315 (njëqind e tridhjetë e një milion e treqind e  dhjetë mijë e treqind e pesëmbëdhjetë) lekë pa TVSH;

Lot.2 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan”me fond limit  162,250,453 (njëqind e gjashtë dhjetë e dy milion e dyqind e pesëdhjetë mijë e katërqind e pesdhjetë e tre) lekë pa TVSH; 

 

Lot.3 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë” me fond limit 118,652,760 (njëqind e tetëmbëdhjetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH;

Lot.4 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” me fond limit  130,414,007 (njëqind e tridhjetë milion e katërqind e katërmbëdhjetë mijë e shtatë) lekë pa TVSH; 

 

Tenderi parashikon  kohëzgjatjen e kontratës ose afatin kohor për ekzekutimin:

Lot 1 –maksimumi 161 ditë nga data e nënshkrimit të proces-verbalit të fillimit të punimeve (për objektin e parë);

Lot 2 –maksimumi 185 ditë nga data e nënshkrimit të proces-verbalit të fillimit të punimeve (për objektin e parë);

Lot.3 –maksimumi 145 ditë nga data e nënshkrimit të proces-verbalit të fillimit të punimeve (për objektin e parë);

Lot 4 – maksimumi 155 ditë nga data e nënshkrimit të proces-verbalit të  fillimit të punimeve (për objektin e parë)./Burimi: SCAN


Më të lexuarat