Secondary Adv

Prezantohen projektet e rindertimit: Nis me familjet me te prekura, 3 modele banesash

Rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura u shpreh Kryeministri teksa prezantohen projektet e rindërtimit.

 

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën, ku prezantohen projektet e rindertimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat që hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë që do të ndërtojnë banesat individuale. Rama foli për fillimin e procesit të garës ndërkombëtare për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase, të cilat do të përfshihen në procesin e rindërtimit duke nisur nga banesat individuale. Ndërkohë që prezantohen projektet e rindertimit, ai tha se “vazhdon puna për planet zhvillimore në zonat urbane, ku sigurisht bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, apartamente në lagje, apo blloqe të reja banimi”. 

 

“Është realizuar gjithçka që është e nevojshme nga pikëpamja e projektimit për banesat individuale në zonën rurale dhe siç e kam thënë rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit, por që përveç të tjerave janë të detyruara të qëndrojnë në çadra pranë shtëpisë së rrënuar, sepse nuk mund të shkëputen nga toka, gjëja e gjallë dhe puna në fermë”, tha Rama. Kryeministri theksoi se ata e kanë dhe më urgjente se sa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë në një çati të re. “Kemi një plan masiv ku synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar familjet që kanë humbur banesën e tyre individuale, pra të kemi ndërtuar dhe hapur dyert e disa mijëra shtëpive të reja”, tha Rama.

 

Në program janë përfshirë ndërtimi i 7981 banesave kolektive dhe 806 banesave individuale. Gjithashtu janë prezantuar edhe 3 modele të ndryshme të banesave të cilat mendohet të jenë banesa një katëshe të përshtatura me hapësirën e nevojshme. Për familjet me 1-2 anëtarë familja do të përfitojë një shtëpi me sipërfaqe 60-70 metër katrorë, për familje me 2-4 anëtarë shtëpia do të ketë sipërfaqe nga 70-80 metër katrorë dhe për familje me më shumë se 5 anëtarë shtëpia do të jetë në sipërfaqen 90-100 metër katrorë./Burimi: Balkanweb 


Më të lexuarat