Secondary Adv

Termeti frenon ndertimin- Bien ndjeshem lejet e miratuara pas 26 Nentorit

Tërmeti ka frenuar kërkesën konsumatore në shumë drejtime, duke përfshirë edhe kërkesën për të ndërtuar banesa të reja, e ndikuar dhe nga pezullimi i lejeve.

 

Tërmeti frenon ndërtimin

Në tremujorin e katërt 2019 janë miratuar gjithsej 196 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 360 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 45,6 %. Gjatë vitit 2019, janë miratuar gjithsej 1.044 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.194 leje të miratuara në vitin 2018, me një rënie prej 12,6%, e duke arritur në konkluzionin se tërmeti frenon ndërtimin. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2019, është 240.480 m2, nga 618.219m2 miratuar në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 61,1%. 

 

Në tremujorin e katërt 2019, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 11,7 miliardë lekë, nga 22,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 47,1%. Gjatë vitit 2019, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 1.916.719 m2, nga 1.442.783 m2 miratuar në vitin 2018, duke shënuar një rritje prej 32,8%. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 79,3 miliardë lekë në vitin 2019, nga 59 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2018, duke shënuar një rritje prej 34,4%./Burimi. Monitor.al 


Më të lexuarat