Secondary Adv

Punimet tek Unaza dhe Sheshi Shqiponja: Zbardhet plani i devijimit te trafikut

Punimet për Unazën e Madhe nga pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja do nisin me intensitet dhe do vijojnë pa pushim 24 orë deri në realizmin e projektit. 

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një tryezë të mbajtur sot me disa institucione ndër të tjera Autoritetin Rrugor Shqiptar, Policinë Rrugore dhe Bashkinë e Tiranës zbardhi edhe planin sesi do të menaxhohet lëvizja e automjeteve gjatë kohës që do të bëhen punimet. Zëvendësministri Artan Shkreli tha se ajo që do të mbahet në fokus është siguria rrugore dhe gjatë natës ky aks do të jetë plotësisht i ndriçuar në mënyrë që të shmangen problematikat dhe po kështu do të bëhet plotësim me sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

 

Plani i menaxhimit të trafikut

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho zbardhi skenën që do të zbatohet për qarkullimin. “Për drejtimin Durrës-Tiranë do bëhet shfryrja e trafikut në dy pika të reja. Në pikën e rrugës “Dardania” në afërsi të kompleksit Efel dhe si dhe rruga “Kasëm Shima” e cila është në afërsi të CFO Farmë-s. Këto dy aksese do aksesojnë Tiranën nga pjesa e Yrshekut, Kasharit, Yzberishtit dhe Kombinatit, njëkohësisht për të devijuar trafikun në rast se do ketë ngarkesë në mbikalimin “Casa Itlaia”. 

 

Devijojmë trafikun tek “Casa Italia” me dy korsi dhe gjendemi me tre korsi në rrugën drejt rreth rrotullimit “Shqiponja bashkë me atë që vjen nga  nënkalimi i Kamzës. Nga nënkalimi i Kamzës vijnë dy korsi, ku njëra prej tyre futet në rrugën “7 Marsi” dhe  një tjetër bashkohet me dy korsitë e nënkalimit. Vazhdojmë me tre  korsi në rrethrrotullimin “Shqiponja” ku pëftohet një transformim, rritje në rreze dhe spostim nga Jugu me 30 metra. 

 

Ndryshimi i vetëm vjen nga Zogu i Zi drejt sheshit “Shqiponja” ku nga katër korsi në 100 metrat e saj bëhen me tre korsi për tju përshtatur rreth rrotullimit. Pjesa tjetër vazhdon me tre korsi dejtimi sheshi “Shqiponja” dhe po kështu nga sheshi “Shqiponja” tek rrethrotullimi” sqaroi Verdho. Nga palët në tryezë u bë e qartë se kjo skemë mund të ketë devijojmë të vogla nëse vihen re se ka probleme dhe në bashkëpunim me policinë rrugore do të bëhet stimulim i lëvizjes në akse të tjera alternative rast pas rasti./Burimi: Monitor.al


Më të lexuarat