Secondary Adv

Nis shume shpejt rindertimi: Publikohet afati i perfundimit per 4 mije banesa

Kryeministri Edi Rama garantoi sot se në 31 dhjetor 2020, 4 mijë banesa do të hapin dyert për njerëzit që sot janë pa shtëpi.

 

Në konferencën për prezantimin e projekteve të rindërtimit, Kryeministri siguroi se pjesa dërrmuese e e shtëpive individuale do të jenë të ngritura deri në fund të 2020, ndërsa për blloqet e banimit situata është më e komplikuar pasi janë ndërhyrje shumë më masive”. Por, Kryeministri shprehu besimin se “të gjitha kantieret do të mund të ngrihen brenda këtij vitit dhe në fillim të vitit tjetër”. “Jam i bindur se brenda 2021 do të kemi sistemuar pjesën më të madhe të njerëzve, ndërsa pjesa tjetër do ta shohë se godina është në rindërtim. Nuk mund të japim afate precize por 2020 është vitit i familjeve që kanë humbur shtëpitë individuale dhe 2021 i familjeve që kanë humbur apartamente në godina të pabanueshme që do t’i lënë vendin godinave të reja”, tha Rama.

 

Rama tha se të hënën, në 2 mars hapet procedura ndërkombëtare, ka një afat për të marrë ofertat, përcaktohet fituesi dhe fillon puna”. “Jemi shumë pranë fillimit. Spitali i Laçit do të nisë nga puna në qershor maksimumi sepse janë procedura që duhen ndjekur”, shtoi ai. Për sa i përket transparencës së fondeve, Rama tha se duke krijuar një Komitet Shtetëror Ndërkombëtar ne garantojmë të gjithë procesin nga kjo pikëpamje”. “Ne garantojmë  donatorët, qytetarët, veten tonë për të mos pasur abuzime me fondet e buxhetit tonë, por edhe të donatorëve. 

 

Nuk kam kërkuar në Amerikë fillimin e punës së Akademisë së Transparencës për të siguruar donatorët, por taksapaguesit shqiptarë dhe donatorët bashkë nga kjo pikëpamje”, shtoi ai. I pyetur nëse do të rritet borxhi publik, Rama tha se “edhe pa e ditur rezultatin e Konferencës së Donatorëve ne thamë se do të rindërtojmë dhe nuk do të prekim borxhin”. “E vetmja gjë që do të bëjmë është se do të ngadalësojmë uljen e borxhit, do ta ulim më ngadalë, por nuk do ta rrisim borxhin dhe nuk do të prekim programet vitale të ekonomisë. Borxhi nuk preket”, tha Rama./Burimi: ata


Më të lexuarat