Secondary Adv

Qeveria detyrim per kompanite: Punetoret e rindertimit te paguhen me pagen mesatare

Qeveria do t’u imponojë kompanive të ndërtimit të vendosin një pagë për të gjithë ata që do përfshihen në procesin e rindërtimit, të barabartë me pagën mesatare, 420 euro. 

 

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në parlament. Kryeministri tha se do të negociohet me kompanitë e ndërtimit në mënyrë që procesi i rindërtimti të parashikojë një pagesë të kënaqshme për ata që do të përfshihen. “Do negociojmë me kompanitë dhe do pranojmë të ulemi vetëm në ato raste, kur do të jetë e arsyetuar ulja dhe asnjëherë nuk do pranojmë që kompanitë të paguajnë për punëtorët pagën e sotme minimale, apo diçka mbi pagën minimale. 

 

Paga për të gjithë ata që do përfshihen në procesin e rindërtimit do jetë e imponuar nga qeveria mbi kompanitë dhe do jetë rreth pagës mesatare që është sot në Republikën e Shqipërisë, natyrisht me të gjitha sigurimet e nevojshme” tha kryeministri. Veç punëtorëve vendas, projekti i Rindërtimit pritet të angazhojë edhe fuqi punëtore nga jashtë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat