Secondary Adv

Rikonstruksioni i unazes se Bajram Currit: Vijon puna per fazen e dyte te projektit

Me financim të Qeverisë Shqiptare është në zbatim projekti, për rikonstruksionin e “Unazës së qytetit Bajram Curri, Faza II”.

 

Qyteti i Bajram Currit është qendra kryesore administrive e Tropojës, ku është përqëndruar numri më i madh i popullsisë, në krahasim me komunat përreth si dhe ka një zhvillim social-ekonomik të bazuar në sektorin e shërbimeve. Ky qytet ka një sipërfaqe prej 165 ha, në të cilën jetojnë 8500 banorë. Me financim të Qeverisë Shqiptare është në zbatim projekti, për rikonstruksionin e “Unazës e qytetit Bajram Curri, Faza II”. 

 

Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore Rajonale”, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Referuar Fondi Shqiptar të Zhvillimit, aktualisht po punohet në pjesën e Unazës, “Lagjia Partizani” për zgjerimin e trupit të rrugës, kanalizimet dhe ndërtimin e mureve mbajtës e pritës. “Ndërhyrja është faza e dytë e ndërtimit të unazës së qytetit dhe zgjidh përfundimisht nevojën për devijimin e trafikut ndërqytetas” njofton FSHZH./Scan


Më të lexuarat