Dhjetori rriti vrullin e investimeve, por arka e shtetit u mbyll me mosrealizim te planit
Buxheti i shtetit ka shpenzuar për investime publike gjatë muajit Dhjetor 2019, rreth 19 miliardë lekë apo 154 milionë euro.
Të dhënat zyrtare të financave, tregojnë se “tradita” vijon, ku arka çelet masivisht në muajin e fundit të vitit, pasi po të analizojmë shifrat përgjatë gjithë 2019-ës, vihet re se mesatarja mujore e disburisimeve luhatet nga 3-5 miliardë lekë në muaj, dhe rritja ka filluar që në muajin Nëntor ku janë disburuar 8 miliardë lekë, për të kapërcyer më pas në fund të vitit me 4-fish të vlerës mestares. Po pavarësisht kësaj tentative, arka e shtetit u mbyll me mosrealizim të investimeve të planifikuara me rreth 11.1 miliardë lekë apo 90 milionë euro minus nga plani, çka tregon mosecuri normale të projekteve infrastrukturore.
Po ashtu, pot a krahasojmë me një vitin 2018, sërish shpenzimet kapitale rezultojnë në rënie me rreth 27.5 milion euro. Në të kundërt, shpenzimet korrente dhe operative kanë pësuar rritje. Gjatë vitit 2019, kanë shkuar për shpenzime personeli afro 3.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa zëri i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes, kap vlerën e rreth 47.2 miliardë lekëve të shpenzuara, apo 1.8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë sa i takon investimeve, pritshmëritë edhe për këtë vit janë pesimiste, pasi në buxhet për shkak të pasojave që la tërmetit i 26 Nëntorit, u ndërhy me shkurtime në këtë zë, çka pritet që të lërë edhe shenjat e veta në zhvillimin e ekonomisë./Burimi: SCAN