Secondary Adv

Nderhyrje ne segmentin Kombinat-Vaqarr: Devijohet trafiku, sa zgjasin punimet

ARRSH bën me dije se nga data 7 Mars, ora 21:00, do të fillojë ndërhyrja për instalimin e rrjetit KUB për rehabilitimin e segmentit rrugor Kombinat–Vaqarr. 

 

ARRSH bëri me dije se nga e shtuna datë 7 Mars 2020, ora 21:00, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojë ndërhyrja për instalimin e rrjetit KUB për rehabilitimin e segmentit rrugor Kombinat–Vaqarr. Për automjetet mbi 3.5 ton do të ketë devijim të trafikut në dy drejtimet. “Punimet parashikohet të realizohen duke filluar nga data 7 Mars 2020, ora 21:00 deri më 08 Mars 2020 ora 06:00. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

 

Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve trafiku i mjeteve mbi 3.5 Ton do të devijohet përkatësisht: 

Në drejtimin Kombinat–Vaqarr te kthesa e Prushit,

Në drejtimin Vaqarr–Kombinat te kthesa e Arbanës. 

 

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren” thuhet në njoftimin e ARRSH./Burimi: Monitor.al


Më të lexuarat