Secondary Adv

Prezantohen projektet e rindertimit te zones se Shijakut: Ja ku do ndertohen banesat

Ministrja e Kulturës prezantoi projektet e rindërtimit të zonës së Shijakut, ku u shpreh se në këtë zonë do strehohen 598 familje dhe nuk do të ketë lagje të reja.

 

Ministrja e Kulturës ka prezantuar projektet e rindërtimit të zonës së Shijakut, ku shprehet se në këtë zonë do të strehohen 598 familje dhe nuk do të kemi krijimin e lagjeve të reja por ndërtimet do të bëhen në vendet ku janë dëmtuar banesat dhe pallatet pasi fatmirësisht në këtë zonë nuk kemi viktima. "Një punë e filluar një muaj më parë me një grup arkitektesh shqiptarë dhe italianë për rimëkëmbjen e Shijakut pas tërmetit. Shtepite janë të ndara ne 3 modele 1 + 1; 2+1; 3+1, teknologjia e përdorur është e re që siguron mbrojtjen ndaj tërmetit, daj erës dhe materiale që përdoren për ndërtimin janë të riciklueshme. 

 

Montimi i këtyre shtëpive është shumë i shpejtë për 30 ditë dhe kanë garanci deri në 70 që do të thotë që për 70 vite nuk d të keni nevojën e asnjë lloj ndërhyrje në shtëpinë tuaj. Në Shijak nuk kemi modelin e krijimin e lagjeve të reja, por do të rindërtojmë në të njëjtin vend ku janë dëmtuar pallatet dhe banesat. Do të kemi 598 familje që do të akomodohen në të gjitha zonat ku do të ndërhyhet. Nuk do të bëjmë ndërhyrje masive në ato vende ku mendojmë se kanë një potencial tjetër për zhvillimin e Shijakut. Përveç banesave kemi parë dhe shkollat, pallatin e kulturës/.Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat