Mbyllen zyrat e Postes Shqiptare: Ja si do transferohen parate per pensionistet
Rastet e konfirmuara me Koronavirusin kanë ndikuar edhe në punën e Administratës shqiptare, ku qeveria mori si masë pezullimin e aktiviteteve të tyre.
Një nga institucionet publike më të mëdha si Posta Shqiptare që bën edhe menaxhimin e pensioneve ka bërë një njoftim të rëndësishëm për klientët e saj. Zyrat e saj fizike do të jenë të mbyllura dhe tani e tutje transferimi i parave do të bëhet nga vetë institucioni. Të gjithë pensionistët duhet në ditët në vijim të dorëzojnë adresën e saktë të vendbanimit të tyre.
Njoftimi i plotë
Posta Shqiptare, ne funksion te menaxhimit te situates per parandalimin e perhapjes se COVID-19, i ben te ditur te gjithe Pensionisteve:
Zyrat e pensioneve do te jene te mbyllura, deri ne nje urdher te dyte.
Pensionet do te shperndahen nga Posta Shqiptare ne adresat e pensionisteve pa ASNJE kosto.
Pensionistet, jane te lutur te depozitojne nr e telefonit, adresen e sakte dhe ID e kartes se identitetit, ne kutine postare prane zyres ku ata terheqin pensionin
Ne cdo zyre postare do te afishohen nr kontakti per cdo informacion te nevojshem rreth shperndarjes se pensioneve./Burimi: SCAN