Secondary Adv

Ndermarrjet e vogla dhe te mesme punedhenesit me te medhenj: Kryeson ndertimi

Në Shqipëri, numri i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) është mbi 107 mijë, duke përbërë 99.8% të ndërmarrjeve gjithsej.

 

Sektori i ndërtimit ka përqindjen më të lartë të punësimit në ndërmarrjet e vogla me 28.5% dhe në ndërmarrjet e mesme me 36.1%. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, përqindja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është në të njëjtat nivele me vendet e Bashkimit Europian. Referuar të dhënave ato janë punëdhënësi më i madh në vend, duke punësuar 79.8% të të punësuarve gjithsej. Numri i të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është mbi 411 mijë persona në të gjithë vendin. Përqindjen më të lartë të punësimit në mikrondërmarrje e zë sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 74.1% të totalit të të punësuarve./Burimi: ata


Më të lexuarat