Secondary Adv

Goditet per here te dyte turizmi: Shoqatat kerkojne lehtesi fiskale,12 pika per taksat

Shoqatat e turizimit në vend janë bashkuar për një paketë lehtësuese dedikuar këtij sektori që në pak kohë po përjeton godijen e dytë pas situatës së tërmeteve në nëntor. 

 

Në një zyrtare drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit ata kanë theksuar ndjekjen e shembullit të fiqnjit tonë Italisë duke rishikuar disa taksa si dhe duke ofruar lehtësi në kushtet e mungesës së likujditetit. Operatorët kanë konfirmuar se industria ndodhet në kolaps dhe se janë anuluar të gjitha udhëtimet turistike të planifikuara për Mars, Prill dhe Maj. Janë pezull grupet për Qershorin dhe në ditet në vazhdim, në varësi të situatës kompanitë ndërkombëtare që operojne në Shqiperi, si: ITAKA ; DER TOURISTIK ; APOLLO; TUI e tjerë, mund të vendosin qe të anullojnë të gjitha fluturimet charter për sezonin veror 2020 siç kanë bërë edhe në shumë vende të tjera.

 

“Këto anulime do kenë një ndikim të madh, sidomos në hoteleri, pasi shumë nga hotelet në bazë të kontratave kanë marrë deri në 50% parapagim të cilat duhet ti rikthejnë, gjë e cila do sjellë falimentimin e tyre per shkak të pamundësisë së likujditetit”nënvizuan shoqatat. Në paketën lehtësuese bizneset kanë kërkuar që të përfshihen subvencionet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore e një sërë aspektesh të tjera të përmbledhura në 12 pika. “Në mënyre që të ndihmohen bizneset për të përballuar situatën e vështirë financiare shoqatat përmes një shkrese zyrtare drejtuar qeverisë kërkojmë:

 

1- Subvencionim të pagesës së sigurimeve shoqerore për një përiudhe 3-6 mujore

2- Të pezullohet pagesa e Tatim Fitimit për minim 3 muaj në vazhdim

3- Subvencionim 50% të pagës së punonjësve

4- Dhënia e granteve për subvencionim të pagave të mbetura

 

5- Pezullim të pagesave për shpenzime ujë, elektricitet për një periudhe 6 mujore.

6- Zhvlerësimin e taksës së prones për vitin 2020

7- Shtyrja e afatit te pagesës për taksat vendore

8- Pezullim për një vit të kësteve të kredive pa interes dhe pa penalitet 

 

9- Të mos paguhet për vitin 2020 e Drejta e Autorit

10- Te hiqet taksa e aeroportit ( 10 EURO P/P)

11- Rishikimi i deklarimit të bilanceve të vitit 2019 në fund të muajit Prill

12- Të reduktohen taksat aeroportuale për fluturimet charter nga koncensionari i Aeroportit për vitin 2020” thuhet në pikat e parashtruara nga shoqatat e turizmit.

 

Goditja e koronavisur është e dyta që merr sektori i turizmit i cili nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i 26 nëntorit sipas raportit të vlerësimit të nevojës llogarit që humbjet vetëm për këtë sektor ishin mbi 75 milionë euro./Burimi:Monitor.al


Më të lexuarat