Secondary Adv

APP njofton: Shtyhen afatet per tenderat e rinj dhe ofertat e atyre ekzistues

APP bëri me dje se në kuadër të situatës së krijuar në vend prej sëmundjes infektive COVID-19 do të ketë ndryshime edhe sa i takon tenderave. 

 

Sipas njoftimit insitucionet që duan të çelin procedura të reja duhet që ta shtyjnë këtë hap me të paktën 15 ditë kurse për tenderët ekzistues në sistem dorëzimi i ofertave shtyhet po me 15 ditë. E njëjta shkresë e APP bën me dije edhe rastet se kur mund të ketë përjashtim nga ky rregull për çështje emergjence. “Në kuadër të planit të masave të ndërmarra për parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19, marrë shkas edhe nga situata në të cilën ndodhet vendi ynë, Agjencia e Prokurimit Publik në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, njofton të gjithë autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, si më poshtë vijon:

 

Autoritetet kontraktore të pezullojnë shpalljen e procedurave të reja prokurimi, për një afat 15 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 12.03.2020. Për procedurat e prokurimit që janë në proces, pra ato që janë të shpallura nga autoritetet kontraktore apo janë në proces vlerësimi, të shtyhen si afati i dorëzimit të ofertave ashtu dhe afati i vlerësimit të tyre me 15 ditë, duke nisur nga dita e sotme, datë 12.03.2020. Autoritetet kontraktore të pezullojnë zbatimin e kontratave të nënshkruara për mallra, punë, shërbime, për një afat 15 ditor, duke nisur nga dita e sotme, datë 12.03.2020. 

 

Bëjnë përjashtim nga zbatimi i këtij Njoftimi procedurat e prokurimit që vlerësohen si emergjente apo të domosdoshme nga autoritetet kontraktore, si dhe zbatimi i kontratave që vlerësohen të domosdoshme për shkak të objektit të tyre, të cilat mund të vijojnë normalisht, për sa është e mundur. Gjithashtu, në rast se autoritetet kontraktor vlerësojnë se, procedurat e prokurimit të shpallura janë të domosdoshme për të mbuluar nevojat e tyre në situatën e krijuar, atëherë mund të vazhdojnë, për sa është e mundur hapjen dhe vlerësimin e ofertave, pa qenë e nevojshme të shtyjnë afatin, sipas parashikimeve të pikës 2 të këtij Njoftimi” nënvizon APP./Burimi: Monitor.al


Më të lexuarat