Secondary Adv

Brenda javes del Plani i Garancise Financiare: Paga e marsit garantohet nga shteti

Brenda javës qeveria shqiptare do të prezantojë “Planin e Garancisë Financiare”. 



Kjo u njoftua nga kryeministri në një komunikim për mediat ku bëri me dije se pjesë e planit do të jetë edhe mbulimi i pagës së punonjësve të sektorit privat që është prekur nga masat shtrënguese për parandalimin e përhapje së koronavirusit. Kjo do të thotë se kompanitë që nuk kanë mundësi të paguajnë pagat e marsit apo të muajit të ardhshëm nëse situata do të zgjasë, atëhere barra do të kalojë në arkën e shtetit. Kryeministri tha se nuk do të ketë asnjë ndalim as të Programit të Rindërtimit edhe në rast se donatorët ndërkombëtarë do të ndryshojnë qendrim si pasojë e emergjencës së krijuar nga përhapja e COVID-19./Burimi: SCAN


Më të lexuarat