Secondary Adv

Publikohen projeksionet e para: Ekonomia e Shqiperise do bjere, nuk do kete recesion

Covid-19 do të fshijë 1.5 % të PBB të vendit tonë, parashikon Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

 

Kjo normë, pra 1.5% e PBB, përkthyer në vlerë monetare, fiksohet në rreth 200 milionë euro. Parashikimi i Institutit të Vienës për studime ekonomike ndërkombëtare është për të gjitha vendet e Europës lindore, dhe tregon se impakti ekonomik do të jetë më i rëndi që prej krizës financiare globale të vitit 2008. Projeksionet flasin për një normë rritje të ekonomisë shqiptare këtë vit në vetëm 1.7%, nga 3.2% që parashikohej përpara shpërthimit të Covid-19 në zemër të Europës.

 

Impakti i pandemisë në ekonominë shqiptare vlerësohet në nivele të ngjashme me vendet e tjera të rajonit, prjeksionet e të cilave janë para gjithashtu në rënie të ndjeshme. Edhe për Kosovën dëmi vlerësohet i njëjtë, në 1.5% të rritjes ekonomike. Pavarësisht shifrave, mes rrreshtave Instituti i Vienës thotë se vende si Shqipëria, të varura nga turizmi, do të jenë ato që do ta ndjejnë më shumë virusin në ekonomitë e tyre. Gjithsesi jemi ende në parashikimet dhe bilancet e para të kësaj krize që ka përfshirë çdo cep të globit./Burimi: Scan


Më të lexuarat