Nene Tereza me i demtuari: Bllokimi me Italine do i heqe 58.7 per qind te fluksit
Asnjë aeroport tjetër në Europë nuk do ta vuajë sa ai “Nënë Tereza” izolimin me Italinë”, nënvizon një vlerësimi i ‘Mindset Business intelligence.
Kjo përllogaritje flet për humbjen e rreth 132 mijë pasagjerëve, pra një rënie të fluksit të pasagjerëve me 58.7% nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë. Një shifër të tillë nuk e arrin asnjë vend tjetër i Europës, cka do të thotë se “Nënë Tereza” është aeroporti më i impaktuar në Europë nga bllokimi I fluturimeve me Italinë. Kjo gjë për faktin e vetëm se, fluturimet me Italinë përbëjnë rreth 60% të fluksit ajror të vendit tonë me jashtë.
Të dhënat janë bërë për periudhën Mars-Prill dhe janë bazuar në shifrat e së njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas këtyre të dhënave, fluksi mujor i udhëtarëve nga dhe për në Itali me Shqipërinë është më i lartë edhe se vende si Brukseli apo Zyrihu. Edhe ndër vendet e rajonit, Shqipëria rezulton e para. Gjithsesi, kjo renditje e aeroportit “Nënë Tereza” vjen edhe për faktin se vendi ynë ka vetëm një aeroport ndërkombëtar./Burimi: Scan